Fitorja ishte dramatike dhe ata nuk e kishin fatin në duart e tyre, ndërsa dorëzimi i trofeut po ashtu ishte problem më vete. Uellsi fitoi titullin në turneun e madh europian të regbisë, “Gjashtë Kombet”, pasi Skocia fitoi në fushën e Francës. Uellsianët thuajse i humbën shpresat kur u mundën 30-32 në Paris më herët, por skocezët i bënë një nder me suksesin 27-23. Franca pati nevojë për triumfin e vështirë me 21 pikë diferencë dhe kjo ndikoi, ndërsa kjo ishte kupa e dytë e Uellsit në 3 vitet e fundit. Federata e vendit që është pjesë e Mbretërisë së Bashkuar, mund të cilësohet si më e mira e Europës kohët e fundit sepse e ka fituar turneun e regbisë 5 herë në 13 vjet. Kaq tituj ka fituar kapiteni i sotëm, Alun Uin Xhons në një karrierë fantastike.
Sfidanti.al