Është futbollisti me më shumë tituj në historinë e futbollit gjerman, plot 27. Tomas Myler nuk e ka talentin e Lionel Mesit, as shpejtësinë dhe atleticitetin e Kristiano Ronaldos apo parametrat fizikë të Zllatan Ibrahimoviçit. Gjithsesi, ai është shumë pranë tyre për numrin kupave që ka fituar në karrierë, ndërsa premton se do të vazhdojë të synojë sërish suksese. Shpesh njerëzit habiteshin që ai shënonte aq shumë gola dhe fitonte aq shumë tituj, por vetë sulmuesi i shpjegon gjërat më thjeshtë.
“Nuk ka ndonjë gjë mistike tek ajo që bëj unë, – shprehet ai për “Deili Meilin”, – ndoshta cilësia ime më e madhe është që unë vazhdimisht provoj të njëjtën gjë, pra që të shnëoj duke përsëritur veprimet e mia. Duhet ta bësh 50 herë të njëjtën gjë dhe të mos lodhesh, sepse 49 herë mund të mos jetë rasti i duhur, por mund të jetë i 50-ti. Ka lojtarë të tjerë që mund të provojnë, por jo kaq shpesh. Futbolli është sport i shumë gabimeve, këtë duhet ta pranosh dhe të provosh përsëri”.
Sfidanti.al