Intervista e Pjanic: Te Barcelona për të fituar Champions, Koemanit i kërkoj 2-3

Miralem Pjanic po vuan për të gjetur një rol kryesor në planet e Barcelonës, por mesfushori boshnjal nuk dorëzohet.

‘Nuk firmosa për t’u larguar pas një viti-tha Pjanic në një intervistë për ‘El Mundo Deportivo’-prej vitesh synoja të vija këtu  dhe dua të fitoj këtu Ligën e Kampioneve’. Më pas Pjanic i dha një mesazh edhe trajnerit Koeman, ‘Do t’i kërkoja që të më jepte mundësinë të aktivizohesha 2-3 ndeshje radhazi për të treguar futbollin tim, por unë nuk dorëzohem dhe vazhdoj të punoj’.

Është e vështirë të thuash se kush përfitoi më shumë nga shkëmbimi Pjanic-Arthur mes Barcelonës dhe Juventusit sepse si Pjanic ashtu edhe Arthur nuk po shfaqin rendimentin e pritur. Boshnjaku dhe krejt ambient blaugrana prisnin një rendiment më të lartë dhe një rol protagonisti. Por Koeman përkrah të pazëvendësueshmit De Jong dhe yllit të ri Pedri, ka zgjedhur thuajse gjithnjë linjën e vazhdimësise duke I dhënë besimin Busquets

‘Këtë vit dua të ndihmoj skuadrën të fitojë 2 trofetë(Ligën dhe Kupën e Mbretit), ky është mentaliteti im-tha Pjanic-nuk dorëzohem kurrë. Nëse nuk luaj, mëngjesin tjetër stërvitem akoma më fort në mënyrë që trajnerët të më vënë re që nuk dorëzohem. Nuk kam reshtur asnjë ditë së stërvituri edhe pse erdha më vonë për shkak të Covid,. Kur filluan simptomat nuk e besoja. Koeman më tha në fazën parasezonale të rrija I qetë, të rimerrja formën, të mos e kisha me ngut. Pastak e pata të vështirë të hyj. Koeman nuk iu flet shumë lojtarëve, kështu që ajo që duhet të bëj është të vijoj punën për të qenë gati kur të ketë nevojë për mua’.

Pjanic foli edhe për raportin e tij me Messin.

‘Spektakolar. Leo më flet shumë, më shpjegon gjëra për ambientin që në fillim më shpëtonin-vijoi Pjanic-më mbajti në vëzhgim që nga momenti i parë duke me inkurajuar, ndihmuar. Spektakolar. Si futbollist nuk do të shohim kurrë më dikë si ai. Nuk e di cfarë do të bëjë, por do të doja të luaja përkrah tij për shumë vjet’.

Sfidanti.al