Dëshiron Vajnaldumin? Dakord, por Barcelona duhet të largojë Pjaniçin

Për momentin klubi nuk ka financa për të bërë atë që dëshiron, madje ka borxhe të mëdha. Barcelona do të duhet të transferojë Miralem Pjaniçin për të bërë të mundur marrjen e Georgino Vajnaldumit, edhe pse nuk do të duhej të paguanin asnjë euro për kartonin e holandezit. Mesfushori 30-vjeçar e përfundon këtë verë kontratën me Liverpulin dhe besohet se pëlqen të luajë në “Kamp Nou” i kërkuar edhe nga trajneri Ronald Kuman. Gjithsesi, klubi katalanas do të duhet të shkurtojë shpenzimet dhe t’i bëjë vend në skuadër. Sipas mediave, do të duhet të transferohet Miralem Pjaniç për të shkurtuar numrin e lojtarëve, dhe për të pasur më pak “harxhe” për pagat. Kumani nuk ka dëshirë të humbasë ndonjë nga talentet e rinj që ka në mesfushë, pra lojtari i vetëm që mund të largohet ëshët Pjaniçi i marrë nga Juvja në shkëmbim për Arturin, por që ka luajtur fare pak.

Sfidanti.al