Një vit nga shtyrja e Lojërave Olimpike të Tokios, këtë të enjte në Fukushima nisi rrugëtimin e saj Flaka Olimpike nëpërmjet një ceremonie më të përmbajtur për shkak të emergjencës shëndetësore të shkaktuar nga coronavirusi.
Stafeta e Pishtarit Olimpik do të prektë të 47 prefektuarat në Japoni për 4 muajt e ardhshëm dhe do të kryhet nga 10 mijë vrapues. Rrugëtimi I Flakës Olimpike do të mbyllet në Stadiumin Olimpik të Tokios në 23 korrik në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike
Sfidanti.al