Përse Reali mendon se Kejni është më i lirë se Mbapeja dhe Halandi?

Arsyeja për këtë gjykim të klubit të Madridit bazohet vetëm tek një element, që padyshim është i rëndësishëm, tek agjenti i lojtarit. Një prokurator futbolli ka fuqi ligjore që ta bëjë tepër të shtrenjtë transferimin e klientit të tij nëse është i nivelit të Mendezit apo Raiolës. Kilian Mbapeja është vetë tepër i shtrenjë përsa i përket kartonit, ndërsa Erling Halandi ka si agjent pikërisht Raiolën, kurse Harri Kejnin e përfaqëson vëllai i tij, që është më i thjeshtë në bisedime. Në Spanjë po thonë se Reali ka prioritet për të marrë Kejnin, dhe jo Halandin apo Mbapenë pikërisht sepse mendon se mund të jetë më e lehtë.

Gjithsesi, nuk duhet harruar se Kejni ka kontratë afatgjatë tek Totenhemi, ndonëse nuk diskutohet që ai do të donte të largohej për të fituar trofe, gjë që nuk po e bën dot në Londër. Kartoni i sulmuesit 27-vjeçar nuk do të vlente më pak se 200 milionë paundë stërlina, pra në nivelin e Mbapesë, dhe shumë më tepër sesa Halandi.

Sfidanti.al