Toni Kroos largohet nga grumbullimi me përfaqësuesen gjermane dhe rikthehet në Madrid ku do t’u nënshtrohet testeve mjekësore. Sipas asaj që publikohet te e përditshmja ‘Marca’, mesfushori gjerman shfaqi probleme në aduktor, por dëmtimi i tij nuk duket i rëndë.
Kroos, që me Gjermaninë do të luante ndaj Islandës, Rumaninë dhe Maqedoninë në kualifikueset e Botërorit të Katarit, është në dyshim për ndeshjen e kampionatit spanjoll ndaj Eibar e parashikuar të zhvillohet pas pauzës së ndeshjeve të kombëtareve, por nuk është në rrezik prania e tij në ndeshjen e parë cerekfinale të Ligës së Kampioneve me Liverpool në 6 prill.
‘Do të donim ta kishim në fushë, Kroosin-tha trajneri i Gjermanisë, Joachim Loew-por është më mirë që të riaftësoher dhe të jetë në gjendjen më të mirë për Evropianin e kësaj vere’.
Sfidanti.al