Rezultatet janë aleatët apo armiqtë më të mëdhenj të një trajneri, dhe edhe kur presidenti nuk të pëlqen, nëse fiton, vështirë të të heqin. U fol shumë se Ronald Kumani nuk do të vazhdonte gjatë tek Barcelona sepse presidenti që e mori, Bartomeu, u dorëhoq dhe madje nuk do askush. Numri 1 i klubit, Zhoan Laporta, u tha se kishte planet e veta dhe se do të sillte një trajner tjetër që mund të ishte Ksavi apo edhe Mikel Arteta. Gjithsesi, rezultatet janë ato që flasin më fort dhe Barcelona e Kumanit po fiton ndeshje pas ndeshjeje, duke qenë ekipi më i mirë i Europës në 2021. Nëse arrin të fitojë titullin, do të ishte një mrekulli dhe Laporta deshi t’i jepte një qetësi psikologjike lojtarëve dhe stafit teknik, duke takuar Kumanin e duke i konfirmuar se do të vazhdojë edhe sezonin e ardhshëm. Shpresa është që kjo të jetë një nxitje për të vazhduar me fitoret.
Sfidanti.al