De Rossi kthehet te Kombëtarja Italiane; hyn në stafin e Mancinit

Kombëtarja Italiane përqafon sërish Daniele De Rossin. Ish mesfushori, që nga kjo e enjte është zyrtarisht pjesë e grupit të bashkëpunëtorëve teknikë të Italia e Roberto Mancinit  dhe do të jetë përkrah Chicco Evanit, Attilio Lombardos, Giulio Nuciarit dhe Fausto Salsanos për të nisur një aventurë të re.

Paraditen e kësaj të enjteje, De Rossi shkoi në selinë e Federatës Italiane të Futbollit  për të nënshkruar kontratën që do ta lidhë me Kombëtaren e Të Kaltërve deri në fund të kampionatit Evropian të Futbollit.

‘Jam krenar që do të nisë këtë aventurë të re me Kombëtaren Italiane dhe falenderoj si presidentin Gravina, ashtu edhe trajnerin Mancini për besimin dhe mundësinë që më dhanë-komentoi De Rossi

Daniele De Rossi, debutoi me skuadrën kombëtare italiane në 4 shtator 2004 duke luajtur me Të Kaltrit në total 117 ndeshje dhe duke fituar edhe një titull botëror, atë në Gjermani në vitin 2006. Mesfushori u tërhoq nga përfaqësuesja e Italisë në 2017 pas eliminimit në playoffin për Kupën e Botës 2018 ndaj Suedisë

Sfidanti.al