Liverpool, lojtarët urrejnë fushën e qendrës stërvitore

Ky nuk është një vit i lehtë për Liverpool e Jurgen Klopp, që ndodhet në vendin e 6 në klasifikimin e Premier League, me 6 pikë më pak se zona Champions. Tani telasheve të The Reds iu shtohen edhe ato me fushën e qendrës stërvitore. Në fakt futbollistët e urrejnë dhe duan të kthehen në qendrën e vjetër stërvitore, të famshmin Melëood.

Problemi i qendrës stërvitore të re të Liverpoolit nuk është struktura, por era. Sipas ‘The Sun’ qendra e re stërvitore e The Reds në aspektin klimatik është më keq edhe se St.George Park, ku ish trajneri i Anglisë, Fabio Capello ankohej për motin shumë të keq

Qendra aktuale stërvitore ndodhet në një zonë të quajtur ‘Ëindy Harbour’ dhe ka kushtuar 50 milionë Paund. Ajo ka 3 fusha të një madhësie natyrale, 2 palestra, një pallat të vogël sporti, pishinë, suitë për hidroterapi, fusha të volejbollit të plazhit që të plotësojnë kërkesat e lojtarëve brazilianë dhe edhe një zonë të riaftësimit specifik.

Sfidanti.al