Inter, D’Ambrosio, pozitiv me Covid-19

Pas temperaturës dhe ankthit, doli  edhe rezultatit i testit me tampon i Danilo D’Ambrosios që rezultoi pozitiv me Covid-19. Futbollisti i Interit ditën e diel në Torino nuk u ndje mirë dhe kishte pak temperaturë përpara ndeshjes. Duke parë simptomat si të gripit, lojtari u dërgua menjëherë në Milano me një makinë private. Një ditë më parë bëri testin me tampon përgjigjja e të cilit doli këtë të martë.

Danilo D’Ambrosio tashmë në karantinë, ndërsa skuadra në bazë edhe të procedurave është në izolim paraprak. Për momentin testet të cilave iu nënshtruan futbollistët e tjerë të Interit kanë rezultuar negativë

‘Faleminderit për telefonatat e shumta dhe mesazhet. Për fat jam mirë, kam pak temperature dhe jam pak i lodhur-tha Danilo D’Ambrosio në një postim në Instagram duke qetësuar tifozët dhe miqtë pas lajmit për pozitivitetin e tij me Covid-do të qëndroj në karantinë në javët e ardhshme dhe ndërkohë ju dërgoj të gjithëve një përqafim të madh’.

Sfidanti.al