Nga i diskutuar për të qëndruar në pankinë te rinovimi i kontratës. Kështu mund të përkufizohet ajo cfarë ka përjetuar trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer që shumë javë më parë flitej për një shkarkim të tij nga Djajtë e Kuq. Situata në klub është përmirësuar dhe tani Manchester United kërkon rinovimin me trajnerin norvegjez.
Sipas asaj që publikohet te tabloidi ‘Daily Mirror’, Ed Woodward një prej drejtuesve të klubit ka mbetur i kënaqur me punën e Solskjaer që është kthyer të prioritetet që humbën gjatë kohës së Van Gaal dhe Jose Mourinhos, dmth aktivizimi i të rinjve dhe zhvillimi i një futbolli sulmues.
Sfidanti.al