Le ta kujtojmë shprehjen e një të moçmi: “ Kam frikë të jem i lumtur se më kthehet fati mbrapsht”. Vllaznia nuk kishte frikë të ishte e lumtur dhe kishte disa arsye. Luante më bukur se të tjerët , këndonte pas fitoreve “Vllazni, Vllazni, tërë Shqipëria të ka zili” dhe iku aq larg në klasifikim, sa u frikësua edhe vetë kur u gjënd mes një “pylli të bukur”, por më shumë të frikshëm. Dukej si një ëndërr rebele : një ekip që një vit më parë desh vrau veten kur preku fundin e detit, guxoi të përdhosë tabutë e Superligës. Guxoi të ishte e lumtur..në një kampionat të palumtur!
Tamam si në skenarin e një filmi : për javë të tëra u kopsitën aleanca për të sulmuar nga jashtë, dhe kulmi arriti në këto javë të zeza kur Vllaznia filloi të sulmonte..Vllazninë! Një virus shqiptar, që nuk ka nevojë ta marësh nga Kina. Sikur të ishin nën magjinë e zezë, futbollistët e trajnerit Brdariç ndaluan frymëzimin për të sulmuar portën kundërshtare, e tretën ndjeshëm motivimin në lojë, dhe më e hidhura, nisën të “sulmonin” portën e vet me gafat në mbrotje! Pale këto të fundit me Bylisin, te cilat me gjuhën e koduar të trajnerit Tomas Brdariç u pagëzuan “dy gabime idiote në mbrojtje”…
Iku dhe Brdariç! Trajneri që i ngritëm bustin e zotësisë në një futboll pandemie, por që ia prishëm brënda ..natës! Këtu jemi të zotët, jemi vetja. ! Sa herë që tradhëtojmë një trajner të huaj, aq më shumë na ndizet intriga për të vazhduar marifetin ..jo me me topin, por me zaret e ruletit. Sepse fundja, kur flitet për tradhëti brenda familjes, edhe ekipi Kombëtar ka dhënë shëmbullin e vet , deshminë e vet kur tradhëtoi Panuçin, tamam në Shkodër, për të ulur në stol veteranin Sari, që “gëzonte” për gafat në mbrojtje të ekipit që do ta shëronte me dorën e tij…
Sfidanti.al