Edhe futbolli të driblon prej shalesh si politika ! Të gënjen në jetë, pra në fushë, të gënjen edhe me fjalë.. me premtime per Derbin!. Sapo ka mbaruar ndeshja e Partizanit me Bylisin, një barazim i thekur edhe po të vazhdonte ndeshja me ditë, trajneri i Partizanit, Kërnaja ka shkuar tek tifozët e Partizanit në tribunë. Ata që nuk po e dëgjonin se çfarë thoshte, besonin se po kërkonte falje për shfaqjen zhgënjyese të ekipit te tij ndaj Bylisit…
Ata që e dëgjuan, me siguri kanë thënë se edhe trajneri i tyre, më fringoja në kampionat, po kopjon zakonet e të vjetërve! Pak a shumë u kishte thënë tifozeve se “Partizanin e vërtetë do ta shikoni në Derbi me Tiranën”! Po pse katapultoi te Derbi, duke qënë taze fare ndeshja me Bylisin, një ndeshje ku kishte aq shume gjëra për të thënë sa “përralla me derbin” dukej shumë e largët…
Sfidanti.al

