Erdhi për t’i dhuruar ëndrrën Champions Juventusit dhe me shumë mundësi do të largohet pas 3 eliminimeve zhgënjyese dhe që kanë shumë peshë; në cerekfinale me Ajaxin e adoleshentëve, dhe në dy raste në 1/8 e finaleve me skuadra si Lyon vitin e kaluar dhe Porto këtë vit.
Ka të ngjarë që fushata evropiane e Cristiano Ronaldos me fanelën e Juventusit do të kujtohet vetëm për mbrëmjen e tregolëshit në sfidën ndaj Atletico Madrid, shumë pak për një person që ishte përkufizuar Mr.Champions dhe që erdhi te bardhezinjtë për të kthyer trofeun me veshë të mëdhenj në Torino. Po kështu është shumë pak për personin me këtë identitet që përfiton 31 milionë Euro në vit që ka frenuar ristrukturimin e skuadrës në sezonet e fundit dhe që në kohët e pandemisë nuk është më e përballueshme
Në këtë sezon Juventusit i mbetet vetëm rrugëtimi për titullinm dhe finalja e Kupës së Iralisë, dy objektiva që mund t’i japin një kuptim tjetër këtij sezoni, në rast të kundërt do të jetë dështim i plotë. Por nëse cikli i Pirlos sapo ka filluar dhe do të vazhdojë, rebusi Ronaldo do të duhet të zgjidhet sa më shpejt.
Ky Juventus është në fundin e ciklit të tij dhe duhet të rinisë me disa siguri si Chiesa, De Ligt, Morata, Kulusevski, Arthur e McKennie, duhet të qartësojë rolin e disa senatorëve që po shkojnë drejt perëndumit dhe rastet e parametrave zero si Rabiot e Ramsey që sigurisht nuk dhanë atë që shpresohej. Por ajo që ka më shumë rëndësi është se nëse duan të shohin Juventusin e Pirlos, duhen gjetur burimet për të investuar në perspektiva të reja që i përgjigjen ideve ende pak të qarta të trajnerit bardhezi si dhe duhet kuptuar se si duhet zgjidhur ngërci Ronaldo duke marrë parasysh moshën dhe koston e portugezit, edhe sepse në sfond është ende tema e nxehtë e rinovimit të kontratës së Dybalës
Sfidanti.al