‘Ishte dicka shumë e bukur të shihje Messin të votonte, është një tjetër provë e dashurisë së tij për Barcelonën.Jam Iibindur se dëshiron të qëndrojë, më uroi për fitoren e zgjedhjeve, besoj se është dicka normale’. Kështu u shpreh presidenti i sapozgjedhur i Barcelonës, Joan Laporta për Catalunya Radio.
Zgjedhja e Laportës ka rritur bindjen se ka shanse që kapiteni i Barcelonës që dukej te ishte i destinuar për diku tjetër, në fund të qëndrojë te klubi blaugrana. Kontrata e Messit skadon në qershor dhe si ai ashtu edhe personat rreth tij ishin të gatshëm që të largoheshin që në muajt e verës. Ajo që Laporta do të tentojë të bëjë është të stimulojë dashurinë e Messit për ngjyrat blaugrana dhe për një qytet që është bërë i tiji. Problemi iu vërtetë është që ai të arrijë te shifrat e larta që ofrojnë klubet e tjerë në aspektin ekonomik për yllin argjentinas.
Laporta foli edhe për raportin e miqësisë me Pep Guardiolën, i cili e uroi për fitoren në zgjedhje. Dikush foli për mundësinë e kthimit të 50 vjecarit që tani është trajneri aktual i Manchester City. ‘Me Pep kemi një raport personal, flasim shpesh. Por ai ka një kontratë-tha Laporta që në ditën e parë pas zgjedhjes shkoi në qendrën stërvitore për të takuar skuadrën e futbollit të meshkujve dhe të femrave.
Në mënyrë të vecantë, Laporta takoi trajnerin Ronald Koeman që të mërkurën bashkë me skuadrën e tij do të duhet të bëjë një mrekulli të vërtetë ndaj PSG në ndeshjen e kthimit të 1/8 të finaleve të Ligës së Kampioneve dhe të përmbysë humbjen 4-1 të pësuar në Camp Nou.
Sfidanti.al