Rekord i Novak Djokovic; 311 javë si numri 1 i botës

Novak Djokovic është gjithnjë e më shumë pjesë e historisë së tenisit. Tenisti serb, fituesi i Australian Open, nisi javën e 311 si numri 1 i botës duke vendosur një rekord të ri në 48 vjet histori. Djokovic më këtë shifër theu rekordin e Roger Federer që në 16 korrik 2012 theu rekordin e mëparshëm të Pete Sampras  286 javë në krye të ATP duke arritur në 310 javë si numri 1 i botës

Djokvic e mori kreun e klasifikimit të ATP për herë të parë në 4 korrik të 2011 dhe që nga ai moment e ka ruajtur kreun në 5 raste të ndryshme për një numër total rekord prej 311 javësh. ‘Më entuziazmon fakti që po përshkoj të njëjtën rrugë me legjendat dhe gjigandër e këtij sporti-komentoi Djokovic për faqen zyrtare të ATP-të di që kam fituar një vend mes tyre duke ndjekur ëndrrën time të fëmijërisë është konfirmimi i asaj që kur i bën gjërat me dashuri e pasion gjithcka është e mundur’.

Është ky një rekord që është i destinuar të përmirësohet akoma më shumë duke parë edhe diferencën me ndjekësit e tij. Djokovic kryesoin me 12 030 pikë i ndjekur nga Nadal me 9850 pikë dhe Medvedev me 9725.

Sfidanti.al