Të 5 fëmijët për të cilët ka njohur atësinë Diego Armando Maradona, janë trashëgimtarët e vetëm të pasurisë së El Pibe De Oro që ndërroi jetë në 25 nëntor të vitit të kaluar. Ky është vendimi i dhënë nga një gjykatë në La Plata në Argjentinë.
Kështu trashëgimtarët e pasurisë së Maradonës janë Diego Junior, i lindur në Itali pas një lidhje të Maradonës me Cristina Sinagra, Dalma dhe Gianinna, të lindura nga martesa me Claudia Villafane, Jana, vajza e Maradonës me Valeria Sabalain dhe Diego Fernando, djali 8 vjecar i lindur nga raporti me Veronica Ojeda. Është kjo e fundit që publikoi vendimin e Gjykatës nëpërmjet një postimi në Instagram.
Gjithsesi, sipas asaj që publikohet nga e përditshmja argjentinase ‘Ambito Financiero’, lista e trashëgimtarëve mund të zgjatet nëse dikush tjetër do të shfaqet dhe do të prezantohet si fëmija i Maradonës, gjë që do të duhet të vërtetohet në nivel juridik.
Sfidanti.al