Kalendari i Formula 1 të vitit 2021 vendos një tjetër pjesë në puzzle e tij. Cmimi i Madh i Portugalisë do të jetë një prej ndalesave të këtij kampionati me garën që do të zhvillohet sërish në pistën e Portimaos në 2 maj, si gara e tretë e një viti ku është parashikuar zhvillimi i 23 garave.
‘Jemi entuziastë që bëjmë të ditur se Formula 1 do të garojë sërish në Portimao pas suksesit të arritur vitin e kaluar-tha Shefi Ezkekutiv dhe presidenti i Formula 1, Stefano Domenicali-duam të falenderojmë organizatorët dhe qeverinë portugeze për sforcimet dhe dedikimin e tyre për të arritur në këtë pikë. Shpresojmë që të presim sërish tifozët në Portimao’
Mbetet për t’u përcaktuar data e Cmimit të Madh të Kinës në pistën e Shanghait. Përsa u përket garave të tjera, kalendari tashmë është i kompletuar; pas garës së hapjes në Bahrein në mars dhe Imolas në 18 prill, në 9 maj do të garohet në Barcelonë, në 23 në Montecarlo, në 6 qershir në Baku në 13 qershor në Kanada, në 27 në Le Castellet në Francë. Në 4 korrik do të jetë Cmimi i Madh i Austrisë i pasuar nga gara e Silverstone në 18 korrik dhe nga ajo e Hungarisë në 1 gushr. Në 29 gusht do të garohet në Belgjikë e më pas në 5 shtator në Holandë, në 12 shtator në Monza dhe në 26 në Sochi. Në 3 tetor pilotët do të garojnë në Singapore, në 10 në Suzuka në Japoni dhe në 24 tetor në SHBA në Austin. Në 31 tetor do të jetë gara në Meksikë e më pas botërori do të vijoje më garën e 7 nëntorit në Brazil, të 21 nëntorit në Australi, të 5 dhjetorit në Arabinë Saudite, për t’u mbyllur në 12 dhjetor në Abu Dhabi.
Sfidanti.al