Dortmundi i borxheve mund t’i humbasë “falas” Sançon e Halandin

Klubi i shquar gjerman ka dy rreziqe të mëdha këtë sezon, të parin atë të krizës financiare të koronavirusit, dhe të dytin atë të dështimit për t’u kualifikuar të paktën për në Champions. Pasi ëndrrat për të sfiduar Bajernin për titull, dolën si ishin “në diell”, Borusia do të duhet të “mbledhë rripat” për të shpëtuar nga kreditorët. Gjëja e parë që do të bëjnë tek Dortmundi do të jetë pranimi i transferimit të Xhejdën Sanços verën e ardhshme, dhe me shumë gjasë drejt Mançester Junajtidit. Nga Gjermania mësohet se klubi i Bundesligës ka të paktën 75 milionë euro humbje për shkak të pandemisë, bilanc që mund të përkeqësohet nëse nuk sigurohet Championsi. Junajtidi ishte gati vjet të paguante ndoshta më shumë se 100 milionë euro, por Borusia nuk ra dakord. Këtë verë ndoshta do të duhet të kënaqet me më pak. Në rrezik edhe vazhdimësia e Erling Halandit, i cili mund të largohet ndoshta për 110 milionë euro.

Sfidanti.al