Lautaro Martinez tregon atë cfarë do të ndodhte dhe atë që do të ndodhë dhe këtë e bën në një intervistë për ‘La Gazzeta Dello Sport’ ku pranoi se ishte pranë kalimit te Barcelona
‘Është e vërtetë, rruga ishte ajo që do të më conte te Barcelona-tha Martinez-vitin e kaluar po punohej në këtë drejtim, por nuk di të them sesa pranë klubit blaugrana isha. por tani kjo ka kaluar, do të rinovoj me Interin dhe e shoh veten në Milano për shumë vjet. Zyrtarizimi do të vijë në momentin e duhur, unë ndërkohë mendoj vetëm të luaj’.
Të luajë dhe mundësisht të fitojë.
‘Pas eliminimit nga Liga e kampioneve, skuadra bëri një pakt me trajnerin-shtoi Lautaro-në Appiano thamë se ka mbetur vetëm një objektiv, duke parë edhe eliminimin nga Kupa e Italisë; titulli i Serie A. Vendi i parë dhuron ndjenja pozitve, por fjala favorit nuk më pëlqen. Nuk flas për Milanin apo Juventusin, mendoj vetëm për veten tonë’
Përsa i përket Contes, Lautaro nuk i kursen fjalët e mira: ‘Më ndryshoi mentalitetin-tha argjentinase-një ditë hymë në zyrën e tij, folëm pak dhe që nga ai moment karriera ime ndryshoi’.
sfidanti.al