Kryesimi i Premier Ligës po bëhet gjithnjë e më i sigurt, dhe sukseset radhë radhazi. Mançester Siti arriti fitoren e 20-të njërën pas tjetrës në të gjithë konkurrimet duke mundur 2-1 Uest Hemin e duke 62 pikë, 13 më shumë se rivali më i afërt. Në “Etihat” nuk ishte aspak e lehtë sepse londinezët e Dejvid Mojesit kanë qenë në formë të shkëlqyer gjatë gjithë kësaj periudhe, por të besuarit e Pep Guardiolës sot kanë më shumë potencial shënues.
Kur nuk ia dalin sulmuesit, për këtë gjë mendojnë mbrojtësit. Ruben Dias kaloi vendasit në epërsi në 30’, ndërsa Xhon Stouns siguroi fitoren në 68’. Uest Hemi barazoi përkohësisht në 43’ me anë të Antonios. “Unë gjithnjë përpiqem të shënoj, – tha Stounsi më pas, – ndonjëherë ndodh që nuk shënojnë sulmuesit, dhe sot ishim unë dhe Rubeni që realizuam. Ne jemi pjesë e skuadrës dhe e kemi për detyrë. Tani po luajmë futbollin që kemi luajtur disa sezone më parë, ndonëse këtë herë nuk qe e lehtë ndaj Uest Hemit”.
Mançester Siti është i shkëputur thellësisht në krye të Premier Ligës dhe po shkon drejt titullit të tretë në 4 vitet e fundit, ndërsa objektivi i madh mbetet edhe Championsi, trofe që “qytetarët” nuk e kanë fituar asnjëherë në histori. Pas fitores 2-0 në Gjermani ndaj Gladbahut çerefinalet janë më pranë, por rruga deri tek titulli do të jetë e vështirë.
Sfidanti.al