Stankovic Jr, mes polemikave për postim vulgar pas Milan-Crvena Zvezda

Që sfida mes Milanit dhe Crvena Zvezdas ishte një ndeshje shumë e ndjerë në familjen Stankovic dihej, por postimi i fundit i djalit të trajnerit të skuadrës serbe, Filip shkaktoi polemika të forta në rrjetet sociale. një foto e publikuar dhe e fshirë menjëherë mjaftoi për të ndezur gjakrat dhe për të provokuar një stuhi të vërtetë polemikash.

19 vjecari, portieri i tretë i Interit shfrytëzoi Instagramin për t’iu gëzuar të atit, Dejan Stankovic gjatë ndeshjes së parë të 1/16 të finaleve të Europa League, por këtë radhë tifozët nuk ia falën fjalët e përdorura

Milan barazoi në sfidën me Crvena Zvezdën duke e kaluar raundin falë golave të shënuar në fushë kundërshtare dhe Stankovic u shpreh krenar për paraqitjen e futbollistëve të tij. akoma më pak diplomatik ishte djali i legjendës së Interit, Filip. ‘Krenar për ty, baba. Milan m…-shkruante 19 vjecari në profilin e tij në Instagram. Tifozët e Milanit sulmuan menjëherë profilin e tij dhe vazhduan të bëjnë komentet e tyre edhe pas heqjes së postimit nga ana e Stankovic Jr që aktualisht luan me të rinjtë e Interit.

sfidanti.al