Atleti amerikan Grant Holloway vendos një rekord të ri në garën e 60 m me pengesa në Mitingun Ndërkombëtar të Madridit teksa e përshkoi këtë distancë me kohën 7.29 sekonda duke thyer atë të britanikut Colin Jackson të vendosur në vitin 1994 prej 7.30 sekondash në Sindelfingen të Gjermanisë
Amerikani u shfaq në një formë të jashtëzakonshme në këtë kompeticion ku u ndihmua edhe nga fakti që garonte në lartësinë 667 m mbi nivelin e detit të Madridit për të vendosur këtë rekord të ri. Përpara dy javësh në Lievin të Francës, Holloway e kishte përshkuar këtë distancë me kohën 7.32 sekonda një kohë që e përsëriti edhe në gjysmëfinalet e mitingut madrilen
Sfidanti.al