Në fillim të sezonit pati disa kritika për formën dhe për peshën e tij, por ylli nga Sllovenia po e gjen përgjigjen gradualisht. Luka Modriç ishte në nivelin më të lartë të tij në sfidën e Dallasit ndaj Boston Sëlltiksave, një nga duelet më të vështirë të mundshëm, duke i dhënë fitoren ekipit me dy tripikësha në fund. Sidomos gjuajtja e fundit e bënë 3 sekonda para sirenës bëri përshtypje të madhe dhe shumëkush kujtoi gjuajtjet e tij të famshme të sezonit të kaluar që siguruan fitore ndaj Miluokit, Lejkërsave, Denverit apo ekipeve të tjerë. Gjuajtja ndaj Bostonit përfundoi në kosh 0.1 sekonda para fundit! Rezultati 110-107
“Unë thjesht përpiqem t’ia dal mbarë, – thotë slloveni 21-vjeçar, – unë e kam provuar më parë dhe do të vazhdoj ta bëj. Ndonjëherë mund të gabosh siç ndodhi ndaj Portlendit, por ndonjëherë je i suksesshëm”. Donçiç shënoi 31 pikë, kapi 10 topa në tabela e shërbeu 8 asistë, duke qenë pranë tripëll dabëllit, duke luajtur pa Kristaps Porzingisin kur duhen edhe 5 ditë deri në ditëlindjen e tij të 22-të. Trajneri Rik Karlajsël (Carlisle) dekalroi se “Luka është lojtar shumë i veçantë, njeri shumë i veçantë, që ka përqëndrimin-lazer të momenteve të fundit si Majkëll Xhordani, Lebron Xhejmsi, Lerri Bërdi apo Kobi Brajanti”.
Sfidanti.al