Lewandowski kapërcen Raul; shënuesi i tretë më i mirë në Champions League

Robert Lewandowski është legjendë e gjallë e Ligës së Kampioneve. Sulmuesi polak shënoi në mbrëmjen e së martës ndaj Lazios shënoi golin e tij të 72 në kompeticionin më të rëndësishëm për klube në Evropë që e ngjit atë në podiumin e shënuesve më të mirë në historinë e Champions League. Me 72 golat e tij, Lewandowski kapërcen Raul Gonzales Blanco në klasifikimin e shënuesve historikë të evenimentit, por është ende shumë larg 2 monstrave të futbollit botëror si Cristiano Ronaldo e Lionel Messi që mbajnë dy vendet e para respektivisht me 134 dhe 119 gola të shënuar, shifra këto thuajse të paarritshme për pjesën tjetër.

Robert Lewandowski ka shënuar 55 gola me fanelën e Bayernit të Mynihur dhe 17 me atë të Borussia Dortmund. Golin e tij të parë në Ligën e Kampioneve,  Leëandoëski e shënoi në 19 tetor të 2011 ndaj Olimpiacosit

Lista e dhjetë shënuesve më të mirë në historinë e Champions

  1. Cristiano Ronaldo: 134 gola
  2. Messi: 119 gola
  3. Lewandowski: 72 gola
  4. Raúl: 71 gola
  5. Benzema: 69 gola
  6. Van Nistelrooy: 56 gola
  7. Henry: 50 gola
  8. Di Stéfano: 49 gola
  9. Ibrahimovic: 48 gola

-. Shevchenko: 48 gola

Sfidanti.al