‘Vetëm 10 klube në botë mund t’ia lejojnë vetes të blejnë Haaland dhe t’I ofrojnë skenën që meriton pasi kaloi kohë te Borussia Dortmund dhe 4 nga këto klube janë në Angli’-Kjo është ajo që deklaroi Mino Raiola për klientin e tij Erling Haaland, ylli i ri i futbollit botëror.
‘Është e qartë që të gjithë e shohin Erlingun si një nga yjet e mundshme të së ardhmes sepse është e vështirë të bësh atë që bën ai në moshën dhe nivelin e tij-shtoi Raiola që foli për BBC-do të hetë një prej yjeve të dekadës së ardhshme pasi shohim persona si Ibrahimovic, Ronaldo e Messi po shkojnë në një moshë kur të gjithë pyesin: Edhe për sa kohë do t’i shijojmë?. Kështu që të gjithë shohin brezin e ri’.
Më pas agjenti italo-holandez foli edhe për një tjetër klient të famshëm të tij, Zlatan Ibrahimovic. ‘Si mund të gjykohet nëse kam qenë një agjent I mirë për Ibrahimovic?-shtoi Raiol-I vetmi që mund të gjykojë është vetë Ibra. Lojtarët e mi nuk më quajnë parazit dhe për këtë punoj. Më intereson vetëm sesi më quajnë lojtarët e mi’.
Raiola shkaktoi një zhurmë të madhe në dhjetor kur përpara një ndeshje të rëndësisshme të Ligës së Kampioneve për Manchester United, tha se kohës së Paul Pogba në Old Trafford I kishte ardhur fundi. ‘Shpreha vetëm një opinion, nuk doja të krijoja probleme-tha Raiola-nuk mendoj se destabilizoi askënd sepse bënë një rrugëtim fantastic dhe për një periudhë ishin në krye të klasifikimit’.
Sfidanti.al