E zbulon ‘Football Leaks’: Real Madrid ka pranuar 200 milionë Euro nga Ishujt Kajman

Real Madrid ka pranuar që fondi ‘Providence’ t’i paguante 200 milionë Euro që nga Ishujt Kajman duke ditur se rrezikonte të thyente ligjin. Ky është informacioni i zbuluar nga ‘Football Leaks’ dhe  publikuar nga ‘Der Spiegel’ dhe ‘InfoLibre’.

Sipas këtij informacioni ishin dy kompani me seli në Ishujt Kajman dhe me zyra në një ndërtesë në George Town, ato që i garantuan Realit pagesën e 200 milionëve për llogari të një kompanie nga Luksemburgu. Klubi merenges duket se ishte i ndërgjegjshëm për rreziqet që mori përsipër, por e pranoi këtë akord me Providence.

Po kështu, nga ajo që publikohet te ‘Der Spiegel’, mësohet se në 21 nëntor të 2016 nmjë delegacion i këtij fondi investimesh shkoi në Madrid për një vizitë 2 ditore për të biseduar me drejtuesit e klubit. John Han dhe Drejtori i Përgjithshëm Joshua Empson ishin në këtë delegacion të fondit amerikan, në axhendën e të cilit ishte një vizitë ne Santiago Bernabeu dhe qendrën sportive në Valedebebas, një darkë në Zalacain dhe më pas një udhëtim me avion privat drejt Lisbonës për të ndjekur ndeshjen e Ligës së Kampioneve mes Sporting Lisbonë dhe Realit të Madridit.

Sfidanti.al