Tifozët do të mund të kthehen në stadiumet e Premier League angleze duke nisur nga 17 maji.Vetë kryeministri Boris Johnson konfirmoi gjithcka teksa media angleze publikoi planet e tij. Tifozët do të kthehen në shkallët e stadiumebe në ndeshjet e javës së fundit të Premier League, në Evropian, Ëimblefon dhe në Botërorin e Klubeve
Stadiumet më të mëdha do të mund të presin deri në një total prej 10 mijë tifozësh dhe në këtë kategori hyjnë impiante si Wembley, Old Trafford apo Emirates, ndërsa stadiumet më të vegjël do të presin maksimumi 4000 tifozë. Gjithsesi ende nuk është bërë një ndarje e qartë e stadiumeve sipas këtyre grupeve.
Që nga momenti i rifillimit të kompeticionit sezonin e kaluar, vetëm pak klube mundën t’i gëzoheshin për një moment pranisë së tifozëve në stadium. Është ky rasti i Brightoni apo Chelseat që mundën të administronin hyrjen e 2000-4000 tifozëve në stadium në ndeshjet e tyre në periudhën e Krishtlindjes.
Sfidanti.al