Sa e varfër ishte Tirana në lojë ndaj Teutës, aq sa mund të vije bast, pa t’u tundur qerpiku, nëse ky ekip ka lidhje gjaku apo s’ka lidhje fare me atë ekip që një sezon më parë doli kampion. Në fakt, kemi dëgjuar për “mallkimin e kampionit”, kur vjen sezoni më pas, por kurrë nuk i kemi besuar çunat e Sistemit! Prandaj edhe thuhet se kampionët e llojit shqiptar nuk mund të shijohen shumë gjatë, s’ka shans për vite dominim si në kohën e Skënderbeut, por shijoni vetëm ”sezonin e mjaltit”.
Një vit më parë, kur Tirana mbushi 100 vite dhe ditlindja u shërbye në tregun e mbilodhur si arsye e kapitale për t’u shpallur kampione, gati të gjithë edhe pse dinin fundin e lumtur..u gezuan sikur nuk e dinin. Edhe me sy mbyllur po të ecje… të gjitha rrugët të çonin në altar. Një vit më pas, Tirana 101 vjeçare, as nuk mban mend më rrugën që të çon në lojën e saj ( në shtëpinë e saj) dhe jo më të gjej rrugën për të mbrojtur titullin.
Kjo ndeshja e fundit me Teutën ishte si damkë shenjuese për të vërtetuar teorinë nën rrogoz, pse kampionët trullosen dhe nuk gjejnë mëdot veten e ditëve të bukura, pse nuk gjejnë më as arsyen për të mbetur në betejën e rivalëve. Kjo mund të shpjegohet edhe me zakonin e hershëm shqiptar se kur nuk të takon më radha për të qënë fitues i madh, atëherë merr një rol të dorës së dytë, ku terapia është ngushelluese .. humbjet të duken mëse të nevojshme në emër të së ardhmes!
Sfidanti.al