Sanço vendos rekordin e Bundesligës, por Halandi do ta kalojë!

Mrekullia e fundjavës në kampionatin gjerman ishte padyshim sulmuesi norvegjez i Dortmundit, ndonëse një “medalje” e mori një anglez. Xhejdën Sanço u bë më i riu lojtar në historinë e Bundesligës që arrin në 35 gola, në moshën 20.91 vjeç. Lojtari i krahut realizoi në fitoren 4-0 në derbin e Ruhrit në fushën e Shalkes. Gjithsesi, rekordi nuk do të mbajë gjatë, edhe pse është një mrekulli që Sanço i ka shënuar golat më shpejt se Gerd Myleri apo se Robert Levandovski, që në atë moshë nuk ishin në Bundesligë. Në radhë është Erling Halandi i cili ka arritur në 30 gola këta dy sezone (të pjesshëm). Norvegjezi i Dortmundit ka luajtur vetëm 32 ndeshje në kampionat, me një mesatare të jashtëzakonshme, ndërsa është ende 20 vjeç. Me siguri, ai do të jetë lojtari me më shumë gola në elitën e futbollit gjerman pa mbushur 21 vjeç.

Sfidanti.al