Bayern Mynih mund të hyjë në karantinë si skuadër

Një lajm ka filluar të qarkullijë në Gjermani, por që duhet konfirmuar. Sipas ‘Sportschau’ pas pozitivitetit të Pavard, të gjithë te Bayerni I Mynihuit mund të hyjnë në karantinë. Departamenti i Shëndetësisë së Mynihut po studion për masat e mundshme për të gjithë skuadrën e Flick. Këtë të premte u publikua edhe komunikata e fundit e Departamentit të Shëndetësisë së Bavarisë: ‘Departament shëndetësor ka të drejtë të vendosë një klub apo një ndërmarrje në karantinë, masat e nevojshme do të vendosen dhe do të aplikohen në bazë të rezultateve të hetimebe. Në këtë cështje, hetimet vijojnë’.

Bayerni luan këtë të shtunë ndaj Eintrachtit dhe më pas është transferta në Romë me Lazion në Ligën e Kampioneve.

‘Sportschau’ shpjegon se hetim do të thotë përcaktimi nëse lojtarët kanë qenë në kontakt me persona të infektuar me Cotonavirus. Sirenat e alarmit u ndezën nga Pavard e Mueller, ndërkohë që më parë të prekur ishin edhe Goretzka e Javi Martinez që tani janë shëruar.

Imazhet e festimeve për fitimin e Botërorit të Klubeve ku Mueller nuk ishte, shqetësojnë. Aty duket Pavard duke puthur Kupën dhe në kontakt të ngushtë me shokët e skuadrës, pa harruar këtu kërcimet dhe festat në dhomat e zhveshjes ku nuk u respektuan masat kufizuese

‘Që nga momenti Mueller u infekrua, klubi ka kryer teste me tamponë cdo ditë-tha trajneri Hansi Flick-sigurohemi që të respektojmë më shumë masat. Mjafton të mbash maskën e të ruash distancën. Mendoj se po ecim mirë në këtë aspekt’.

Sfidanti.al