Crvena Zvezda kërkon ndjerë për fyerjet raciste të bëra në drejtim të Zlatan Ibrahimovic. Në një komunikatë për shtyp klubi serb thekson se dënon frazat fyese të thëna në drejtim të sulmuesi suedez dhe se nuk do të lejojë që një gjest i vetëm primitive të njollosë traditën e mikpritjes të vendit dhe popullit serb.
Më pas, Crvena Zvezda në komunikatën e saj theksoi se i kërkon ndjesë në mënyrë të sinqertë Zlatan Ibrahimovic për episodin e pakëndshëm për të premtuar më pas se do të bashkëpunojnë me autoritetet nëidentifikimin e ‘tifozit’ autor të fyerjve. Nuk është saktësyuar toni i fyerjeve të përkufizuar të karakterit racist të shfaqura në rrjetet sociale pas ndeshjes së zhvilluar në Beograd mes Crvena Zvezdës dhe Milanit e mbyllur me barazimin 2-2.
Sfidanti.al