Stadiumi më i madh i Europës, dhe padyshim njëri nga më të famshmit në botë, mund të bëhet qoftë edhe për një mbrëmje një arenë e arteve të përziera marciale. Luftëtari më i madh i epokës, Habib Nurmagomedov, ka shprehur dëshirën që ta lerë “pensionin sportiv” dhe të zhvillojë një ndeshje në “Kamp Nou” të Barcelonës. Mësohet se kampioni dagestanas i UFC-së, me nënshtetësi ruse, ia ka kërkuar një gjë të tillë presidentit të UFC-së, Dejni Uajt, ndërsa mori një fanelë të Kilian Mbapesë me autograf, pasi ndoqi fitoren e Paris SG ndaj Barcelonës në Champions. Ai ishte pikërisht në stadiumin katalanas për të ndjekur sfidën.
Sfidanti.al