Pas 7 ndeshjesh mungesë, Dani Carvajal u rikthye në fushat e lojës me fanelën e Realit të Madridit dhe këtë e bëri në sfidën me Valencian madje si titullar. Vetëm se Carvajal arriti të rezistojë vetëm 25 minuta në fushën e lojës pasi pësoi një dëmtim tjetër këtë radhë në muskulin e djathtë. Për mbrojtësin e krahut ky sezon është një ferr i vërtetë me futbollistin që kishte humbur 100 ditë gjatë tij, një llogari kjo që do të shtohet.
Carvajal nuk luante që nga ndeshja e 2 janarit ndaj Celtas të cilën e la në minutën e 85 për shkak të një dëmtimi muskular. Që pa kësaj, 2 përsëritje të tjera të këtij dëmtimi e ndaluan atë të kthehej në fushat e lojës në datat e përcaktuara deri në këtë moment. Përpara sfidës me Valencian Carvajal ishte në gjendje që të merrte pjesë në 5 seanca të plota me pjesën tjetër të skuadrës. U duk se rikuperimi i tij ishte i plotë dhe për këtë arsye Zidane e përfshiu në formacion pasi dëshironte që ai të merrte formën më të mirë në prag të ndeshjes së Ligës së Kampioneve. Teksa priten ekzaminimet mjekësore, Carvajal është thuajse e sigurt se nuk do të luajë ndaj Atalantës
Carvajal për më tepër shton akoma më shumë problemet e Realit të madridit me dëmtimet teksa në këtë listë janë edhe Ramos, Militao, Odriozola, Hazard, Rodrygo, Valverde, Marcelo.
Sfidanti.al