Në përfundim të ndeshjes së sotme, njëri prej tyre mund të jetë i shkarkuar. Xhenaro Gatuzo rrezikon stolin në sfidën e Napolit ndaj Juventusit në stadiumin “Maradona”, ndërsa miqësia e tij me Andrea Pirlon kur ishin lojtarë tek Milani, është e destinuar të mbetet diçka e largët, edhe pse tepër e vlerësuar. Vetë trajneri napolitan deklaroi para finales së Superkupës se “ne ishim tek Milani si Bad Spenseri me Terrens Hillin”. Mediat britanike e krahasojnë miqësinë e tyre si të dy aktorëve britanikë të humorit, Oliver Hardi dhe Sten Laurel. Thuhet se kur njëri prej “Olios dhe Stelios” vdiq, tjetri nuk i shkoi në varrim duke thënë se “as ai nuk do të jetë në varrimin tim”. Këtë herë, Pirlo nuk do të mundet ta ndihmojë Gatuzon duke i lënë një fitore për të mos i shkarkuar. Kjo, sepse as Gatuzo nuk do të mund ta bënte këtë për Pirlon.
Sfidanti.al