Humbje e Liverpulit ose “muzgu i Perëndive të stepës”!

I tillë titulli i njërës prej veprave të njohura të Ismail Kadaresë dhe që kishte të bënte me superfuqinë sovjetike të asaj kohe, pas prishes së miqësisë shqiptaro-ruse. Një tjetër superfuqi po pëson një rënie drastike këtë sezon dhe kjo është Liverpuli. Kampionët e Anglisë u mundën 1-3 në fushën e Leisterit duke humbur jo vetëm “trenin” për titullin, por duke rrezikuar shumë shanset për kualifikim në Champions.

Ishte një humbje që nuk u mendua edhe aq kur Mohamed Salah kaloi të kuqtë e Jurgen Klopit në avantazh në 67’, por gjithçka ndryshoi në vetëm 12 minuta. Edhe pse Liverpuli u duk se e kontrolloi ndeshjen, Leisteri i shfrytëzoi mirë rastet që pati. Xhejms Medison barazoi në 78’, Xhemi Vardi shënoi të dytin në 81’ dhe Barns vulosi rezultatin në 85’. Pra, 3 gola të shënuar në vetëm 7 minuta! Siç theksoi gazetari i BBC-së, Xhon Marrej “Jurgen Klopi duhet të alarmohet për mënyrën sesi ekipi i tij u dorëzua në 15 minutat e fundit, ndërsa ishte 1-0 në epërsi”.

Pas kësaj humbjeje, Liverpuli mbeti në kuotën e 40 pikëve duke rrezikuar Championsin për edicionin e ardhshëm, e duke pësuar humbjen e tretë radhazi. Leisteri u ngjit me meritë në vend të dytë me 46 pikë, duke lënë pas Mançester Junajtidin.

Sfidanti.al