Upamekano? Lojtarët e mirë të Bundesligës shkojnë tek Bajerni!

Dikur, në kohën sovjetike, u xhirua një film me titullin “Në luftë shkojnë vetëm të vjetrit”. Duke e përmbysur pak mesazhin në mënyrën që “në Bundesligë lojtarët e mirë shkojnë vetëm tek Bajerni”. Kështu ka ndodhur me Levandovskin, Gëcen, Nojerin, apo dikur Mateusin dhe Efenbergun. Kështu edhe do të vazhdojë dhe vetë klubi bavarez njofton se ka arritur marrëveshje për të marrë në të ardhmen mbrojtësin e Lajpcigut, Dajot Upamekano. Kostoja e blerjes së kontratës mund të jetë 42 milionë euro, ndërsa Bajerni duket se ka fituar konkurrencën mes të tjerëve me Çelsin dhe Liverpulin, që drejtohen nga dy trajnerë gjermanë si Tuhel e Klop. Upamekano është 22 vjeç dhe është mbrojtës i kombëtares së Francës, tepër i vlerësuar dhe me të ardhme, ndaj edhe kontrata e tij me bavarezët do jetë 5-vjeçare.

Sfidanti.al