Tokyo 2020, Yoshiro Mori dha dorëheqjen pas skandalit të komenteve seksiste

Presidenti i Komitetit Organizator të Lojërave Olimpike të Tokios, Yoshiro Mori, dha zyrtarisht dorëheëjen nga posti i tij pas skandalit që shpërtheu pas komenteve të tij seksiste. Lajmi u komunikua në momentin e nisjes së një mbledhjeje të Komitetit dhe Këshillit Drejtues. Dorëheqja e Morit ndodhi pas një jave plot me kritika.

Fillimisht ai kërkoiu ndjesë por refuzoi të japë dorëheqjen dhe mni të u rrit presioni nga ekspertët televizivë, sponsor dhe peticionet online. ‘Mbledhjet ku marrin pjesë shumë gra, zakonisht zgjasin më shumë sec duhet-tha Mori duke iu referuar propozimit të Ministrisë së Arsimit në Japoni për rritjen e numrit tëe femrave në Këshillin e Olimpikeve-gratë janë shumë kompetitive. Kur ndonjëra prej tyre ngre dotrën, ndoshta ato mendoijnë se ka gjithnjë dicka për të thënë. Pastaj flasin të gjitha’.

Lojërat Olimpike të Tokios janë vetëm pak më shumë se 5 muaj duke qenë se ato do të hapen në 23 korrik.

Sfidanti.al