Alonso pati më shumë fat se Shumi, ylli mund të jetë gati për Formula 1

Kanë kaluar 8 vjet që nga aksidenti i rëndë dhe thuajse fatal i kampionit të madh të këtij sporti, dhe një tjetër aksident thuajse i riktheu në mendje kujtimet e dikurshme. Fernando Alonso pësoi një goditje nga një makinë, ndërsa bënte stërvitje me biçikletë, por fati e desh që ai të mos kishte dëmtimet e rënda të Mikael Shumaherit. Nëse 7 herë kampioni i botës në Formula 1 ndodhet prej 8 vjetësh në gjendje thuajse vegjetimi në shtëpi, spanjolli duket se ia hodhi “paq”. Ai vërtet pësoi thyerje në kockën e nofullës së poshtme dhe dëmtime të tjera ndërsa ushtrohej në Lugano të Zvicrës, por u operua shpejt në spital në Bernë dhe është më mirë. Njoftohet se dy herë kampioni i botës do të jetë në spital edhe për 48 orë dhe pastaj do të kthehet në shtëpi. Siç njoftojnë mediat, 39-vjeçari nuk rrezikon fillimin e sezonit në Formula 1.

Sfidanti.al