Nëse Sarri kthehet tek Napoli, çdo të ndodhë me Hysajn?

Zërat janë të shumtë se kështu mund të jetë, dhe nuk ka asnjë habi nëse realiteti del i tillë. Një rikthim i Mauricio Sarrit tek Napoli mund të ndodhë vetëm pak vjet pas largimit të tij mes konflikteve me presidentin De Laurentis. Xhenaro Gatuzo nuk i ka punët mirë në stol, dhe janë përmendur disa emra mes të cilëve edhe Benitez (edhe ai ka qenë më parë aty) apo Sarri. “Il Korriere delo Sport” citon agjentin e Zhorzhinjos që thotë se nëse Sarri shkon sërish tek Napoli, kjo mund të ndodhë edhe me mesfushorin e Çelsit, ndërsa ne bëjmë pyetjen se çfarë do të ndodhte me Elseid Hysajn? Mbrojtësi i kombëtares shqiptare pati probleme sidomos me pasardhësin e Sarrit, Karlo Ançelotin, dhe më pak me Gatuzon, por klubi nuk duket se dëshiron të rinovojë me të. Ndoshta një kthim i Sarrit mund ta ndryshonte fatin e 27-vjeçarit, pasi ishte ky trajner që e mbështeti tek Empoli dhe tek Napoli.

Sfidanti.al