Icardi dhe Wanda Nara, polemika në rrjetet sociale; ‘Like’ dhe një postim…

Ishte thjesht një ‘Like’ për ndonjë koleg ose mik, apo një thumbim direkt për ish skuadrën e tij? Polemikat e shpërthyera menjëherë pas vlerësimit të bërë nga Mauro Icardi për disa postime të  festimeve të Juventusit pas kualifikimit në finale të Kupës së Italisë, të bëjnë të mendohet se bëhet fjalë për hipotezën e dytë.

Kjo sepse Juventus eliminoi në gjysmëfinale pikërisht atë që mund të ishte Interi ‘I tij’ që pas humbjes 1-2 në San Siro, në Allianz Stadium nuk shënoi as edhe një gol. Zonja e Vjetër për më tepër ka qenë një prej viktimave të preferuara të Icardit që tani është pjesë e Paris Saint Germainit.

Dhe pikërisht nga Franca vijnë edhe ‘Like-t’ për Bonuccin dhe Dybalën, Moratën, Chiellinin e deri Cristiano Ronaldon. Gjesti i ish sulmuesit të Interit nuk mund të rrinte pa u vënë re dhe ishin të shumtë ata që menduan se Icardi pikërisht këtë kishte synim, të thumbonte Interin.

Por historia nuk mbyllet me kaq. Në të u përfshi edhe Wanda Nara që e shtoi dozën. Bashkëshortja e Icardit postoi një foto të saj të veshur me të zeza në një ambient të zbardhur nga bora të shoqëruar me mesazhin. ‘Sot gjithcka e Bardhë dhe unë në të zeza’. Postimi që ishte më shumë një thumbim ndaj Interit se një homazh për Juventusit u bë menjëherë viral dhe komentet ishin të cdo lloji.

Sfidanti.al