Nuk zgjat shumë aventura e Raymond Domenech në pankinën e Nantes detyrë të cilën e mori përpara pak më shumë se 1 muaji. Ish trajneri i përfaqësueses franceze u shkarkua nga drejtuesit e klubit pas 7 ndeshjesh në kampionatin e Ligue 1, me Nantes që është në zonën e rënies nga kategoria. Lajmi është mësuar nga burime të klubit.
Ndërkaq, Domenech është në izolim pasi rezultoi pozitiv me Covid-19 të hënën e kaluar. Edhe pse testi i kryer të martën ishte negative, sipas rregullave të kampionatit francez, Domenech do të duhet të vazhdojë periudhën e karantinimit për një javë.
Sfidanti.al