Arbitrat e kërcënuar, Clattenburg rrëfen: Pas Real-Juve, Oliver u detyrua të ndërrojë shtëpi.

Cështja e arbitrit Mike Dean po trondit futbollin anglez. Dean mori disa kërcënime me vdekje për shkak të disa vendimeve të marra në sfidën mes Ëest Ham dhe Fulham e sidomos për kartonin e kuq të dhënë ndaj mesfushorit të Hammers, Tomas Soucek dhe kërkoi që të mos arbitrojë ndeshje të Premier League këtë fundjavë

Për këtë histori ndërhyri një tjetër arbitër anglez, Mark Clattenburg që në një letër të publikuar te ‘Daily Mail’ e përkufizoi ditën e tij si një jetë në frikë. ‘Jam mësuar të marr letra në shtëpi-shkruan Clattenburg-kanë qenë fyerje dhe kërcënime’. Më pas  ai tregoi edhe dicka për Michael Oliver, arbitrin që në 2018 gjykoi sfidën mes Realit të Madridit e Juventusit në Champions League e mbyllur 3-1 për juventinët që  gjithsesi u eliminuan

‘Arbitri Michael Oliver u desh të transferohej bashkë me familjen e tij pas ndeshjes ku Juventus u eliminua në Champions League nga Reali i Madridit-vijonte Clattenburg në letrën e tij.

Oliver dhe bashkëshortja e tij Lucy, edhe ajo arbiter futbollit, u fyen dhe kërcënuan me vdekje nga tifozët që e shfrynë të gjithë zemërimin e tyre në internet. Tërbimi kundrejt arbitrit ishte se në minutën e 93 akordoi një penallti në favor të Realit të Madridit që u kthye në gol nga Cristiano Ronaldo duke bërë që Juventus të eliminohej. Buffon pas ndeshjes e kritikoi ashpër akordimin e këtij 11 metërshi me portierin që u ndëshkua me karton të kuq për protesta. Portieri italian tha për Oliver në akuzat e tij se ka një bidon mbeturinash në vend të zemrës.

Sfidanti.al