UEFA, ideja për të revolucionuar Champions League; 36 skuadra e 100 ndeshje më shumë

Champions League është e destinuar të bëhet më e madhe dhe më e pasur mes frikës se klubet më të rëndësishëm do të bashkohen për të formuar Superligan, ndërsa federatat më të vogla të shohin se rritet gjithnjë e më shumë hendeku me ato më të mëdha e më të rëndësishme. Këtë të martë, UEFA do të përditësojë të 55 federatat anëtare të saj për planin e saj për rinovimin e Ligës së Kampioneve duke nisur nga 2024 duke shtuar 4 skuadra dhe deri 100 ndeshje më shumë në cdo sezon.

Në mënyrë të vecantë do të diskutohet mënyra sesi do të jenë hyrjet ekstra në kompeticionin më të rëndësishëm për klube, nëse do të lejohen skuadrat kampione më pak të pasura apo klube historikë në bazë të sukseseve në të kaluarën dhe renditjes. Sido që të jetë objektivi është rritja e të ardhurave nga Liga e Kampioneve që edhe me formatin aktual janë të konsiderueshme

UEFA do të prezantojë në mënyrë të detajuar propozimin për Ligën e Kampioneve me 36 skuadra që do të niste pas 3 vitesh me një ndryshim në format të ‘sistemit zviceran’. Përpara miratimit përfundimtar të Komitetit Ekzekutiv, ka shumë mundësi që 55 federatat të takohen për të diskutuar këtë cështje në 20 prill në Zvicër.

Sipas formatit të ri, cdo skuadër do të përballej me 10 kundërshtarë të ndryshëm për një klasifikim unik, në vend të fazës tradicionale të grupeve me 6 ndeshje me vetëm 3 kundërshtarë. 16 skuadrat më të mirë të fazës së parë do të kalonin në playoff që do të ishin me eliminim direkt dhe do të nisnin 1/8 e finaleve .

Me këtë format të ri UEFA do të plotësonte kërkesat e klubeve të mëdha evropiane për të zhvilluar më shumë ndeshje për të siguruar më shumë të ardhura dhe më shumë vizibilitet në treg. Propozimi I UEFA parashikon 225 ndeshje në vend të 125 sfidave që janë me formatin aktual ku në lojë do të jenë rreth 2 miliardë Euro shpërblime për klubet pjesëmarrëse

Sfidanti.al