Vdekja e Maradonës, avokati i vajzave të El Pibe De Oros kundër mjekut: Ka bërë krim

Hetimet për vdekjen e Diego Armando Maradonës vijojnë, por cdo ditë del dicka në lidhje me këtë histori. Pas audios shokuese të bisedës mes Dr.Luque dhe psikiatres Agustina Cosachov, Manuel Dragani, avokati I vajzave të El pibe De Oros, Dalma dhe Gianina duket se nuk ka asnjë dyshim teksa thotë se është bërë një krim

Sipas Draganit, Dr.Leopoldo Luque nuk e bëri detyrën e tij duke e njollosur veten me krime sic është mosdhënia e ndihmës. Përvec kësaj Dragani tha në një intervistë për median argjentinase se provat dokumentale të paraqitura te Prokurori i Përgjithshëm të San Isidros tregojnë se Luque ka falsifikuar firmën e Maradonës. Për më tepër, sipas avokatitm nuk u respektua as akordi me ish mjekun e Maradonës, Alfredo Cahe që I kishte këshilluar shtrim permanent.

Ky i fundit i thirrur nga Prokuroria e San Isidros në cilësinë e dëshmitarit tha se vdekja e Diego Armando Maradonës mund të evitohej duke nënvizuar se Leopoldo Luque veproi gabim .

Ndërkaq, Dragani shtoi se organi i akuzës po mbledh provat dhe informacionet e nevojshme për të akuzuar Dr.Luque për falsifikimin e një dokumenti privat dhe heqje të dhënash, ky krim I fundit është një fshehje e vleës së kurave të kërkuara nga një pacient në gjendje kritike. Dragani shtoi se nuk e përjashton që në ditët e ardhshme të dalin prova të tjera kundër mjekut.

Sfidanti.al