Tottenham ngre kokë më në fund në Premier League angleze. Skuadra e Jose Mourinhos mposhti në Tottenham Hotspur Stadium, West Bromwich Albion me rezultatin 2-0 duke lënë pas krahëve 3 humbjet radhazi të pësuar në kampionat. Tottenham nuk e pati të vështirë të marrë këtë fitore ndaj skuadrës të renditur në vendin e parafundit ku vendimtarë për londienzët rezultuan të zakonshmit, harry Kane dhe Heung-Min Son.
Janë pikërisht këta futbollistë që shënuan dy golat e fitores në munutat 54 dhe 58 për Tottenhamin që shkon në kuotën e 36 pikëve. Ndërsa Leicester dështoi në tentativën e tij për t’iu bashkangjitur Manchester United në vendin e dytë. Skuadra e Dhelprave nuk shkoi më shumë se barazimi 0-0 në ndeshjen ndaj Wolverhampton duke dalë nga fusha e lojës me vetëm 1 pikë.
Sfidanti.al