Bonuçi rrezikon Interin? Mbrojtësi nuk dëshiron të parashikojë!

Një problem fizik në kofshën e djathtë e bëri që të kërkonte zëvendësim. Leonardo Bonuçi e ka të gjithë përvojën e duhur për të kuptuar se kur duhet të ndalojë për të ruajtur veten, dhe kështu ndodhi ndaj Romës. Pasi ai u zëvendësua, u krijua menjëherë shqetësimi dhe dyshimi nëse do të jetë i gatshëm për gjysmëfinalen e dytë të Kupës së Italisë ndaj Interit mesjavën e ardhshme. Pra, a mund të themi që rrezikon?

“Kërkova zëvendësim për kujdes, – u shpreh ai, – të njëjtin problem e pata edhe me Veronën dhe dola nga fusha, por pastaj luajta 90 minuta në ndeshjen pasardhëse ndaj Barcelonës në Champions”. Bonuçi pranon se fitorja ndaj Romës ishte cinike, por e quan “prej skuadre të madhe”. Edhe ai, ashtu si Pirlo mendon se ndryshimi i Juventusit erdhi nga humbja ndaj Interit në “San Siro” për kampionat dhe shton se “ne kemi objektiva të mëdhenj, por le t’i marrim ndeshjet njërën pas tjetrës”.

Sfidanti.al