Robben, kalvari i dëmtimeve vijon: Pyes veten nëse është realist mendimi për një rikthim të mundshëm në fushë

Zakonet janë të vështira për të zhdukura, pozitive apo negative qofshin ato. këtë e di shumë mirë Arjen Robben që ka pasur shumë të tilla sic janë fitoret apo gjuajtjet e tij me klas drejt portave kundërshtare. Por holandezi për fatin e tij të keq,ka edhe një zakon tjetër, negativ, atë të dëmtimit. Janë të shumta dëmtimet e pësuara prej tij në karrierë që e kanë mbajtur gjatë jashtë fushave të lojës që e detyruan atë të thotë mjaft pas një dekade në radhët e Bayernit të Mynihut.

Pas lamtumirës së tij, Robben iu rikthye fushave të lojës duke shkuar rte Groningen ku nisi karrierën e tij. Entuziazmi ishte i madh, por sa keq që holandezi luajti vetëm 44 minuta në 2 ndeshje zyrtare përpara se të pësonte një tjetër dëmtim në rrëzën e kofshës që po e mban jashtë fushave. rikthimi i robben ishte parashikuar për në fillim të këtij viti, por koha e riaftësimit të tij po zgjatet shumë dhe kjo ka bërë që të ngrihen dyshime te holandezi.

‘Pyes veten nëse është realist mendimi për një kthim të mundshëm në fushat e lojës-tha Robben për faqen zyrtare të klubit, një deklaratë kjo që nuk është aspak një shenjë e mirë dhe që mund të përbëjë momentin për Robben që të marrë një vendim për mbylljen përfundimtare të karrierës.

sfidanti.al