Ibra në Federatë për zënkën me Lukakun: Racizmi nuk ka të bëjë

Një zënkë si ajo që zhihen cdo ditë në mbarë botën është shndërruar në një cështje pa fund. Në kuadër të hetimeve të Prokurorisë së FIGC, Ibrahimovic u paraqit në një seancë dëgjimore të këtij institucion. Sulmuesi suedez, i shoqëruar nga avokati i tij dhe ai i Milanit foli me Prokuratorin Giuseppe Chiné, në një videokonferencë duke konfirmuar se nuk kishte asnjë element racizmi në debatin e tij të ashpër me Romelu Lukaku

Sipas Ibrahimovic, fraza e tij ‘Fol me nënën tënde, bëj ritet vodooo diku tjetër’ nuk kishte synim diskriminin për ngjyrën e lëkurës dhe origjinën e futbollistit të Interit. për më tepër, avokatët e Ibrahimovic paraqitën si provë disa artikuj të mediave britanike që tregojnë një episod të 2017 të zbuluar pikërisht nga pronari i Everton sipas të cilit, Lukaku nuk firmosi për këtë klub duke preferuar kalimin te Chelsea pasi ndoqi këshillën e nënës së tij pasi ajo kreu ritin vodoo, një episod të cilin Ibrahimovic e dinte duke qenë se ka luajtur me sulmuesin belg te Manchester United.

Por jo vetëm kaq, sipas versionit të sulmuesit të Milanit nuk kishte tone diskriminimi as në frazën tjetër për të cilën po hetohert; ‘Little donkey’, që në theksin anglez për futbollit tregon një lojtar jo shumë të mirë teknikisht dhe nuk është ofezë  që mund të jetë në formë diskriminimi për ngjyrën e lëkurës apo prejardhjes gjeografike.

sfidanti.al